Home Sporti Irlanda sfido...

Irlanda sfidon 19-vjeçarët ”kuqezi”, fiton 3-1 në Elbasan Arena

14
0

Shqipëria U19 nuk ia doli në ndeshjen përballë Irlandës, pasi u mposhtën 3-1 në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të Grupit 13, në kualifikueset e Europianit 2024.

Irlandezët kaluan shumë shpejtë në avantazh pas pesë minutash me anë të O’Mahony, me këtë të fundit që shfrytëzoi pasimin e Umeh. Të besuarit e Bulkut nuk u dorëzuan dhe reaguan në minutën e 23-të me anë të Krasniqit, me sulmuesin që realizoi golin e barazimit dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, Shqipëria nuk ia doli të përballonte kundërshtarin, me Irlandën që realizoi edhe dy herë të tjera në harkun e tre minutave.

O’Mahony realizoi golin e dytë personal në minutën e 56-të, duke kaluar irlandezët përsëri në avantazh, ndërsa tri minuta më pas Umeh shënoi edhe golin e tretë. Pavarësisht dëshirë, lojës apo edhe rasteve, skuadra e Bulkut nuk ia doli të rihapte llogaritë dhe rezultati nuk ndryshoi deri në sinjalizimin përfundimtar.

Në këtë përballje ishte edhe Rocco Vata, i biri i ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata. Irlanda kryeson grupin e 13-të me tre pikë, ndërsa Belgjika dhe Sllovenia kanë nga një pikë, ndërkohë që Shqipëria momentalisht pozicionohet në vendin e fundit, pa pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit