Home KRYESORE Ish-ministri ...

Ish-ministri Manjani: SPAK duhet për kryeministrin, ministrat, ish-kryeministrat e ish-ministrat e jo për “arkat e peshkut”!

19
0

Ka reaguar sot për median ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani theksoi se SPAK është krijuar për Ramën dhe ministrat. Natyrisht edhe për ish-kryeministra, ish-ministra e zyrtarë të lartë e jo për “arkat e peshkut” të një zv/ministri!

“Berisha ka të drejtë të mbrojë dinjitetin e tij. Raporti i ODIHR është më i ziu në të gjithë periudhën e tranzicionit. Zgjedhjet ishin dështim total”- tha ish-ministri drejtësisë.

Me pas ai shtoi se “Ia kanë zgjeruar shumë hapësirën SPAK-ut, duke u marrë deri  edhe me aksidente rrugore, kur ai që shkakton aksidentin është zyrtar i lartë. SPAK është bërë për të zbuluar krimet e jakave të bardha. Përshembull kreu i Bashkisë Lushnjë mund të gjykohej nga Prokuroria e Lushnjës, s’është bërë SPAK për t’u marrë me arkën e peshkut, SPAK është bërë për kryeministrin dhe ministrat, që janë të paprekshëm, që shemb Teatrin e nuk pyet për Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Manjani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit