Home Aktualitet Ish-shefi i i...

Ish-shefi i inteligjencës kroate: Probleme për Vuçiç nëse rusët…

34
0

Ish-kreu i Agjencisë së Sigurisë dhe Informimit të Kroacisë, Ante Letica e ka cilësuar sulmin e serbëve ndaj policisë së Kosovës, si një “aksion klasik terrorist”.

Përgjegjës të vetëm për sulmin, ai bën presidentin serb Aleksandër Vuçiç për të cililin thotë se mori një shuplakë të madhe në Kosovë. Ai thotë edhe se Rusia mundi t’i japë vetëm mbështetje politike Serbisë, pasi në rastin e një konflikti të armatosur ajo nuk e ka aftësinë ta mbështes drejtpërdrejt.

“Serbia mund të marrë një lloj mbështetjeje politike nga Rusia, por duke pasur parasysh situatën në të cilën Rusia është e vetme, ajo nuk ka as forcën dhe as aftësinë për të mbështetur drejtpërdrejt Serbinë në ndonjë konflikt të madh apo lëvizje të madhe ushtarake.

Rusia mund të bëjë atë që ka bërë deri më tani, përmes shërbimeve të saj speciale dhe njësive paraushtarake, të përpiqet të krijojë ndonjë çrregullim, por Serbia nuk ka mundësi për ndonjë veprim serioz, dhe as Rusia”, përfundoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit