Home Kronike Ish-zyrtarja ...

Ish-zyrtarja Alda Klosi në burg, merret sërish në pyetje pastruesja Rozeta Dobi

66
0

Rozeta Dobi, pastruesja që akuzohet për megavjedhjen në banesën e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi po merret sërish në pyetje.

Mësohet se oficerë të OPGJ-së do të marrin në pyetje në komisariatin nr.3 në kryeqytet, Dobin, edhe më të gjatë, ndërsa parashikohet që ajo të pyetet për 4 orë. Kjo pasi pak para arrestimit të Alda Klosit, Dobi u mor në pyetje shumë pak, ndërsa ajo nuk ka dhënë emra konkrete të personave të tjerë të përfshirë. Dobi deklaroi më herët se paratë që iu gjetën në banesë janë të Alda Klosit dhe se kjo e fundit ia kishte dhënë për t’i fshehur. Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-zyrtaren Alda Klosin, ndërsa masa për të pritet të jepet nesër në orën 10:30.

Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit