Home ShowBiz ”Ja pse...

”Ja pse më preku fjalimi i Doktor Berishës”, Armina flet për fustanin e nusërisë: Pati shumë kritika, por…

1156
0

Të dielën u mbajt dasma e shumë përfolur e Armina Mevlanit me Shkëlzen Berishën. Gjatë fjalimit, Sali Berisha në formë shakaje i tha Arminës se i kishte vjedhur audiencën dhe u shpreh se arritja më e madhe e të birit është vetë Armina Mevlani. Moderatorja tha se pikërisht ky fjalim i vjehrrit të saj ishte nga surprizat më të bukura të mbrëmjes.

”Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe ti japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje”.

Gjatë diskutimit në ”Goca dhe Gra”, ajo u shpreh se fustanin e parë të dizenjuar nga Vivienne nuk ia kanë pëlqyer.

“Sa veta më kanë sharë për fustanin? O zot se ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan. Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot, por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Vladrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns n Roses November Rain””.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit