Home Aktualitet ”Jo vet...

”Jo vetëm votë”, Fatmir Mediu: Duhet përfaqësim i diasporës në Kuvend

11
0

Partitë e vogla, aleate të Partisë Demokratike dhe elementë të rinj në skenën politike kanë shtuar presionin për realizimin e disa ndryshimeve thelbësore në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor. Fokusi është zhbërja e ndryshimeve të 2008, të ndërmarra aso kohe nga Edi Rama dhe Sali Berisha.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka listuar një sërë ndryshimesh që ata synojnë me nismën e re që kanë ndërmarrë. Mes tyre është që t’i jepet mundësia diasporës jo vetëm të votojë, por edhe të kandidojë. Mediu thekson se është e rëndësishme që qytetarët të përfaqësohen në parlament nga njerëz që ata vetë i kanë zgjedhur, prandaj shton se kjo mund të realizohet me anë të një sistemi proporcional kombëtar, me lista të hapura.

”Iniciativa që ne kemi marrë nuk ka të bëjë se sa e madhe apo e vogël është një parti, por ka të bëjë me rikthimin e Shqipërisë në binarët Kushtetuese. Dhe më e rëndësishmja është që në parlament të jetë sipas meritës, që e gjykojnë prandaj kemi kërkuar listë propocionale kombëtare me lista të hapura që bën që të ketë më shumë aktivizim të qytetarëve në proces. Ka edhe një element shtesë që i jep mundësi të votimit të diasporës, por edhe të kandidimit, pra një rikthim të kualiteteve që nuk ndodhen në Shqipëri”,-tha Mediu në A2 CNN.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit