Home Sporti Juventus drej...

Juventus drejt dënimit nga UEFA, por vendimi mund të vijë në korrik

50
0

Vendimi i UEFA-s për fatin e Juventusit në Europë pritet të jepet në mesin e korrikut, me gjyqin për shkeljet e pretenduara të Fair Play-it financiar. Siç raporton e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, Juventusi rrezikon një vit mospjesëmarrje në Kupat e Europës dhe një gjobë të majme prej 23 milionë euro.

Në rast se “zonja e vjetër” do të marrë një goditje nga UEFA, bardhezinjtë do të shkojnë menjëherë në TAS. Përgjigja e këtyre të fundit do të mbërrinte në fund të korrikut ose në fillim të qershorit. Pra përpara shortit për play-offin e Conference League që është planifikuar më 7 gusht.

Këtë sezon që lamë pas në Serie A, Juventusi u rendit në vendin e 7-të pasi u penalizua nga Federata Italiane e Futbollit me 10 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit