Home Sporti Juventus i kt...

Juventus i kthehet dëshirës së vjetër, kërkon ish-sulmuesin e Napolit

87
0

Juventus këtë sezon ka vuajtur shumë mungesën e golit pas largimit të Cristiano Ronaldos. Morata dhe Kean nuk kanë mjaftuar për të zënë vendin e portugezit, i cili kishte një ritëm të frikshëm.

Pas emrave të Cavanit, Martial dhe Aubameyang, apo dhe Mauro Icardit, së fundmi në skenë ka dalë një dëshirë e vjetër e ekipit torinez, Arkadiusz Milik. Bardhezinjtë janë gati që t’i bëjnë një ofertë për huazim deri në verë, teksa sulmuesi nuk ka pasur shumë hapësira.

Scamacca ndërkohë është një tjetër dëshirë e Juventusit në merkato, pasi këtë sezon ai po bën mjaft mirë me Sassuolon. Largimi i mundshëm i Kulusevskit drejt Arsenalit, do të çlironte dhe operacionin e afrimit të sulmuesit italian, ose të Vlahovic nga Fiorentina, që mbetet dëshira e madhe. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit