Home Sporti Juventus mend...

Juventus mendon të afrojë si drejtor sportiv “magjistarin” e talenteve

121
0

Një nga drejtuesit më të mirë për zbulimin e talenteve, skauti i Atalantës, Giovanni Sartori është i destinuar që të largohet në fundin e sezonit nga ekipi bergamask.

Ai shihet si emri i duhur për të marrë rolin e drejtorit sportiv te Juventusi,  Federico Cherubini mund të largohet vetëm pas një sezoni, edhe pse bëri një punë të mirë në janar me afrimin e Vlahovic dhe Zakaria.

Sartori konsiderohet nga Agnelli si personi i duhur për të punuar në nivele drejtuese te Juventusi. Nga ana tjetër, në rast se nuk arrihet dot një marrëveshje me Sartorin, negociatat do të fillojnë me një tjetër emër të madh në Itali. Bëhet fjalë për drejtuesin e Napolit, Cristiano Giuntoli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit