Home Sporti Juventus tako...

Juventus takon sot avokaten e De Ligt, “Zonja e Vjetër” gati ta blindojë

64
0

Jo vetëm Paul Pogba. Sipas “Tuttosport” Juventus së fundmi do të takohet me avokaten Rafaela Pimenta ku do të flitet edhe për të ardhmen e Matthijs de Ligt, i cili pritet të kthehet në pikë referimi në mbrojtje pas largimit të Chiellinit.

Kontrata e holandezit skadon në vitin 2024, ndërkohë që ka dhe një klauzolë prej 120 milionë eurosh, që nuk i lë të qetë. Sot do të jetë momenti i duhur për të gjetur një marrëveshje, që mund ta bëjë atë lojtarin më të paguar në skuadër.

Juventus është gati që ta çojë kontratën e tij deri në vitin 2025, ndërkohë që synon dhe rritjen e klauzolës së shitjes më të lart se 120 milionë euro për të blinduar kapitenin e së ardhmes. Për Pogba-n ndërkohë pritet një propozim me 8 apo 9 milionë euro në sezon, plus bonuse të caktuara. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit