Home Aktualitet ”Kam pa...

”Kam parë një vajzë të bukur ma gjeni kush është”, përgjimet që çuan në pranga efektivët

221
0

”Kam parë një vajzë të bukur dhe jam fiksuar keq. Më gjeni kush është ajo”. Këto janë disa nga përgjimet e SHÇBA ku ka nxjerrë zbuluar një serë shkeljesh nga efektivët e policisë në Tiranë dhe në Korçë. Efektivi i arrestuar Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine tip “Toyota” që kishte parë në një lavazh.

Burri i kërkon Murjas të dhëna për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë. Sipas dosjes hetimore, Murja ka hezituar por pas ngulmimit nga Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Hamollari dhe Murja i sigurojnë kolegut të tyre të dhënat e qytetares duke shkelur ligjin për të dhënat personale.

Efektivi tjetër i komisariatit nr. 1 Arjan Balla favorizonte një lokal në Shkozë jashtë orarit të lejuar. Sipas përgjimeve efektivët Balla dhe Durim Murja kishin gënjyer sallën operative për lokalin e dasmave pasi ishin vetë të ftuar në gëzimin familjar. Efektivët e Tiranës janë lënë në burg, përveç Matilda Hamollarit e cila është lënë arrest shtepie.  /Shqiptarja.com/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit