Home Aktualitet Kamberi: Depu...

Kamberi: Deputetët serbë po kërkojnë arrestimin tim, pasi thashë se Kosova është…

139
0

Në parlamentin e Serbisë ai është deputeti i vetëm shqiptar. Fjala ëshë për Shaip Kamberi, i cili thotë se disa deputetë serbë kërkojnë arrestimin e tij. Sipas tij kjo përshkak të deklaratës se Kosova është një shtet i pavarur.

“Unë do të vazhdoj të them problematikat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në shumicën parlamentare ka pasur reagime negative. Kërkuan që të më arrestonin, kërkesa të tilla nuk kanë ndonjë bazë ligjore. Kërkojnë disa deputetë të opozitës dhe një deputete e maxhorancës për arrestimin tim, sepse kam thënë që Kosova është e pavarur dhe se Serbia duhet të ballafaqohet me këtë realitet”.

Po ashtu ai nënvizon edhe se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç me deklaratat e fundit për Kosovën, kërkon t’u bëjë presion ndërkombëtarëve. “Vuçiç deklarohet se nuk do ta njohë Kosovën. Është një retorikë e njohur e serbëve në vazhdimësi, ku tentohet që t’i bëhet presion ndërkombëtarëve. Serbia gjithnjë edhe më tepër mban krahun e Putin. Unë hapur e kam thënë që Serbia duhet të bazohet në realitet, sa i përket kosovës, nuk ka kthim prapa për njohjen e Kosovës”,-tha për ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit