Home Aktualitet Kandidati i P...

Kandidati i PSD-së në krye të IKMT Shkodër, Bushati: Shpërblimi për masakrën zgjedhore

21
0

Pas reagimit zyrtar të Partisë Demokratike se Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit është zyrtarizuar sot me emërimin kriminal të Serdar Hoxhës në krye të IKMT-së në Shkodër, një tjetër reagim nga radhët e selisë blu vjen edhe nga deputeti i zgjedhur në Shkodër, Helidon Bushati.

Përmes rrjeteve sociale, Bushati shprehet se emërimi i sotshëm është vetëm preludi i qeverisjes kriminale të shtatorit dhe fytyra e vërtetë e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ndaj thotë ai, Shkodra nuk mund të jetë peng i këtij kulti kriminal që si qëllim ka vjedhjen, vjedhjen dhe asgjë tjetër.

“Sot u ri-zyrtarizua haptas ortakëria mes Rames dhe Doshit në kurriz të Shkodrës. Emërimi i ushtarit të listës Doshi në Shkodër si drejtor në një post kyç nuk është as shpërblimi i parë, por as i fundit për masakrën zgjedhore. Pasi e majmi me lekë nga taksat e shqiptarëve, sot Rama po i jep Tom Doshit edhe pjesë nga torta e pushtetit të hajnisë.  Edi Rama e ka ngritur gjithçka mbi mashtrim dhe vjedhje. Mashtroi shqiptarët dhe ndërkombëtarët se me Doshin nuk do të qeveriste, po me Doshët vodhi shqiptarët me 25 Prill.  Emërimi i sotshëm është vetëm preludi i qeverisjes kriminale të Shtatorit dhe fytyra e vërtetë e zgjedhjeve të 25 Prillit.  Shkodra nuk mund të jetë peng i këtij kulti kriminal që si qëllim ka vjedhjen, vjedhjen dhe asgjë tjetër”, shprehet deputeti i PD-së Helidon Bushati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit