Home Aktualitet Kaos dhe flak...

Kaos dhe flakë në Kuvend, Berisha: Mediat në botë shkruan për ne, u kuptua që Rama…

50
0

Këtë të martë nga selia blu, Sali Berisha foli për atë çfarë ndodhi në seancën plenare në Kuvend, ku projektbuxheti u votua për 5 minuta mes kaosit dhe flakëve. Ai tha se opozita i tregoi botës se Shqipëria nuk ka demokraci dhe se kryeministri Edi Rama ka blinduar Kuvendit, në mënyrë që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj.

“Mediat më serioze të planetit, kishin në titujt kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës në Parlament. Analistët e qeverisë për të sfumuar aksionin, u shprehen se nuk ishte kjo një fitore pasi buxheti u votua gjithsesi.

Mjerimi nuk ka kufi. Beteja e opozitës është për një qëllim madhor, shembja e diktaturës. Ato nuk shemben duke ndaluar një votim por duke treguar të vërtetën njerëzve. Dhe mbrëmë u tregua pa asnjë filtër nga mediat më të fuqishme të botës.

Opozita i tregoi botës se kryeministri që herë vishet me atlete për modern, dhe herë tjetra me çitjane për oriental, votoi dje në 4 minuta, rekord i turpshëm botëror, buxhetin. Kjo se ai nuk lejon që të krijohen komisionet hetimore parlamentare. Opozita i tregoi botës e Shqipëria nuk është më demokraci se Rama e blindoi Kuvendin që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit