Home Kosova Kaos në Kosov...

Kaos në Kosovë, tifozët futen në fushë dhe godasin portierin kundërshtar që përfundon në spital (VIDEO)

803
0

Episodet e dhunës në futbollin kosovarë nuk kanë fund. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe në sfidën përcaktuese për titull mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Që në sekondat e para të ndeshjes, Ermal Krasniqi do të kalonte në avantazh Ballkanin. Më pas ndeshja nuk pati gola deri në sekondat e fundit, aty ku më pas ndodhi një situatë e paprecedentë.

Nga një goditje këndi, Enea Koliçi ngriti stadiumin peshë duke shënuar golin e barazimit. Pas golit, tifozët e Gjilanit u futën në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Ky i fundit ka përfunduar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit