Home Sporti Katalanasit n...

Katalanasit në kërkim të një mbrojtësi Low-cost

32
0

Barcelona po kërkon përforcime në mbrojtje dhe sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, klubi katalanas po identifikon profilet e mundshme që mund t’i hyjnë në punë skemave të trajnerit Xavi.

Tashmë në afatin kalimtar të dimrit, drejtuesit e gjigandit të La Liga do të synojnë të gjejnë një qendërmbrojtës, edhe pse dihet që problemet e mëdha financiare do të kufizojnë mjaft lirinë në merkato.

Emri i parë në listë është ai i Victor Lindelof të Manchester United, i ndjekur nga Eric Dier i Tottenham. Nuk mungojnë emrat e lidhur me Serinë A: Daniele Rugani i Juventusit, si dhe Yerry Mina i Fiorentinës. Profilet e tjera të vlerësuara janë ato të Hummels, Klostermann, Ëitsel, Azpilicueta, Hermoso dhe Wan-Bissaka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit