Home Aktualitet Kavajë/ 31-vj...

Kavajë/ 31-vjeçari i jep mbesës 14-vjeçe kokainë, më pas e ngacmoi seksualisht

26
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kavajë, aty ku një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare, që të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Po ashtu ai ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. 31-vjeçari akuzohet për katër veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

“K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht. Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, njoftoi policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit