Home Aktualitet Kavajë/ Përpl...

Kavajë/ Përplasje mes disa personave, Policia: 49-vjeçari i dëmtuar po merr ndihmë mjekësore, autorët në kërkim

55
0

Një situatë e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku disa persona janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Danjel Habibi dhe 35-vjeçari me inicialet Q.B, kanë dhunuar me shkop bejsbolli 49-vjeçarin Zenel Lushkja i cili ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë. Pas sherrit gjatë autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por i kanë shkatërruar makinën. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Njoftimi

Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit