Home Aktualitet Këlliçi akuza...

Këlliçi akuza të forta për Bashën: Për tendera është shitur të Rama. Ka krijuar…

66
0

Belind Këlliçi ka hedhur akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës, duke thënë se sulmi ndaj Sali Berishës, bëhet pikërisht për shkak që qëndrimit që ka mbajtur kryedemokrati karshi mazhorancës.

”Opozita pas shtatorit 2021 u shkëput nga një kontroll i plotë i mazhorancës, ka ende një opozitë që kontrollohet nga qeveria, çon në Kuvend amendimet e që kërkon kryeministri, aty ende kryeministri të dikton kush është kreu i grupit të PD, ta cakton Rama përmes Lindita Nikollës, të cakton se kush është anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhor dhe të mohon të drejtën Kushtetuese për të ngritur Komisionet Hetimore”, tha Këlliçi.

Nisur nga fakti që ky grupim artikulon në çdo dalje publike se opozita e Bashës po kontrollohet nga mazhoranca, Këlliçi “zbuloi” edhe mënyrën se si kjo qeveri po “blen” këtë pjesë të partitë më të madhe opozitare në vend. Ndalur të Berisha, ai e pranoi se ky i fundit i vetëm nuk e çon opozitën drejt fitores, por e përcaktoi si një themel të rëndësishëm të partisë,

“Berisha i vetëm nuk mjafton drejt fitores, padiskutim do duhet të dalim përtej zotit Berisha, duke ruajtur figurën e tij histori, e por duke hapur dyert për të rinjtë, por nuk mohoj rolin dhe kontributin e tij dhe faktin që ai është qendra e gravitetit në PD”, përfundoi ish-deputeti i PD-së në A2 CNN.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit