Home ShowBiz Kënga me Aril...

Kënga me Arilena Arën, Gjon’s Tears zbulon detajet e bashkëpunimit

8
0

Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears i mahniti të gjithë me zërin dhe performancën e tij në Eurovision, ku përfaqësoi Zvicrën,  gjatë një interviste për “Pushime On Top”, dha detaje rreth bashkëpunimit të tij me Arilena Arën.

“Unë kam nevojë t’i njoh shumë njerëzit kur bëj bashkëpunime, si për shembull Arilenën. Jemi takuar plot herë para se të fillojmë bashkëpunimin. Këngëtarë ka më të mirë se unë, por gjëja që na bën unikë është vetja jonë si humanë, a jemi të mirë si njerëz. Arilenën e kam njohur te ”The Voice”, por nuk kemi folur shumë herën e parë kur erdhëm. Kështu që kur më ka thirrur në atë moment që edhe ajo ishte duke konkurruar për Eurovisionin, ishte një kënaqësi e madhe”, u shpreh artisti.

Flori Gjini: Si duket bashkëpunimi deri tani? Dua të më tregosh një sekret, është baladë apo ritmike?

Gjon’s Tears: Arilena më ka marrë te ajo bota e saj. Unë erdha si qershia mbi tortë, bëra pjesën time. Nuk e kemi shkruar këngën bashkë nga fillimi, ishte një eksperiencë shumë e re.

Flori Gjini: Kënga nuk është kompozuar nga ti, ndryshe nga çfarë ndodh zakonisht. Do bëni një këngë të dytë që do kompozohet nga ti dhe do ta ftosh Arilenën?

Gjon’s Tears: Pse jo, me gjithë qejf. Nuk e kam menduar në fakt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit