Home Aktualitet Kërcënohet pr...

Kërcënohet prokurorja e SPAK-ut, ambasada e SHBA-së: Jemi të shqetësuar, mbështetje për zyrtarët që luftojnë krimin

46
0

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar pas kërcënimit të prokurores së SPAK-ut Doloreza Musabelliu nga mafia. Në mesazh theksohet se SHBA-të janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që punojnë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt.

”Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo kanosje”,-thuhet në mesazhin e publikuar në Facebook.

Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje prokuroren e SPAK, Doloresa Musabelliu, menjëherë mbasi i penduari Artan Tafani rrëfeu se si kreu i grupit Laert Haxhiu, kishte planifikuar eleminimin e saj apo të një të afërmi.

Postimi i plotë

Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike.

Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo kanosje.

Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit