Home Sporti Kimmich, &#82...

Kimmich, “molla e ndaluar” e Xavit mbetet ëndrra e madhe e Barçës në merkato

40
0

Joshua Kimmich ishte mesfushori i preferuar i Xavi Hernández verën e kaluar, pas largimit të Sergi Busquets. 28-vjeçari gjerman mendoi tashmë të largohej në gusht, por situata financiare e Barçës e pengoi operacionin.

Megjithatë, këtë verë gjërat mund të ndryshojnë. Sipas “Bild”, mosmarrëveshjet e reja mes gjermanit dhe Tuchel do t’i hapnin dyert në verë, kur t’i ketë mbetur edhe një vit nga kontrata e tij (e cila përfundon më 2025).

Një situatë e ngjashme me atë që kishte Lewandowski përpara se të nënshkruante me Barcelonën. E njëjta gazetë gjermane thekson gjithashtu se Joshua Kimmich do të ishte i gatshëm të duronte edhe një vit në Mynih për të përmbushur dëshirën e tij për të luajtur me Barcelonën.

Nëse Bayerni nuk dëshiron ta transferojë këtë verë, mesfushori që i pëlqen shumë Xavit do të priste edhe një sezon për të përmbushur kontratën e tij dhe do të largohej falas për në Barcelonë. Atëherë do të jetë 30 vjeç.

Tani për tani, Barça është e fokusuar në të tashmen, e tronditur nga largimi i trajnerit në fund të sezonit. Pozicioni i “pivotit” është një nga prioritetet për verën e ardhshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit