Home Aktualitet ”Klimë ...

”Klimë vrasjesh”/ Sociologia: Shkaqet, pasojat dhe imunizimi me të keqen

5
0

Sociologia Entela Binjaku u ka dhënë një shpjegim ngjarjeve të rënda të ndodhura në Shqipëri, në atë që po i ngjan një ”klimë vrasjesh”. Ajo theksoi se veçanërisht ngjarjet e fundit, si aksidenti i rëndë në Fier-Vlorë dhe vrasja e 4-fishtë në Velipojë, i kanë dhënë një goditje të tejskajshme psikikës së mbarë shoqërisë.

“Kemi vite që flasim për tema që lidhen me kriminalitetin, dhunën, me mungesën e meritokracisë e të tjera. Shpesh diskutohen pasojat, ndërsa shkaqet janë më të thella. Ngjarjet e ditëve të fundit, në dallim nga ngjarjet e mëparshme, i kanë dhënë një goditje të tejskajshme psikikës së mbarë shoqërisë.

Veçanërisht episodi i dhimbshëm i aksidentit automobilistik, po e quaj aksident edhe pse shumë njerëz e kanë përjetuar me tone të një natyre tjetër.

Po ashtu edhe ngjarja në Velipojë kanë bërë që shumë njerëz të asociojnë veten me viktimat. Po flasim për një empati të përgjithshme që po gjejmë te njerëzit, të cilët janë duke u solidarizuar me këto situata të vështira”.

Më tej ajo tha se “Për të ndryshuar mendësinë e kësaj shoqëria ka shumë më tepër punë sesa është duke u bërë aktualisht. Kemi ardhur në pikën kur duhet të themi se nuk mund të vazhdohet më kështu”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit