Home Sporti Klopp krenar ...

Klopp krenar për lojtarët e tij: Kemi zhvilluar sezon të jashtëzakonshëm!

54
0

Liverpool mori dje 3 pikë të arta përballë Southampton duke çuar në një pikë diferencën me Manchester City-n, një javë përpara mbylljes së edicionit. Pas sfidës, trajneri gjerman u shpreh i lumtur dhe së bashku me skuadrën do të besojë deri në fund te titulli kampion.

“Ne nuk dorëzohemi kurrë dhe këtë do të bëjmë edhe javën e fundit. Do të luajmë në shtëpi dhe atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme. Natyrisht, jemi të vetëdijshëm që jo gjithçka është në dorën tonë, por ne do të bëjmë maksimumin dhe do të bëjmë detyrën, do të futemi në ndeshjen e fundit vetëm për tre pikët. Futbolli është një lojë e ndërlikuar, thjeshtë duhet të përqendrohesh te skuadra jote, jo të shohësh të tjerët.

Më besoni, nuk po flas sikur Wolves, kundërshtari ynë në ndeshjen e radhës të mos ekzistojë, i respektoj në maksimum dhe e di shumë mirë që asgjë nuk do të jetë e lehtë. Kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe të jashtëzakonshëm do ta mbyllim. Deri në sfidën e fundit le të shijojmë këtë ndjesi, prandaj ky sport është i veçantë”, u shpreh Klopp

Të dielën, më 22 maj në orën 17:00, në Premier League do të luhen ndeshjet e fundit që do të përcaktojnë dhe skuadrën kampione.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit