Home Sporti Klopp më i si...

Klopp më i sinqertë seç duhet: City lufton për titull, Liverpooli për një vend në Champions

28
0

Jurgen Klopp është një nga trajnerët më unikal sa i përket drejtimit të skuadrave. Strategu gjerman në shumë raste pëlqen që të tregohet më i sinqertë seç duhet me gazetarët kur pyetet për rivalët. Në një deklaratë të dhënë së fundmi ai është shprehur se City është skuadra që do luftojë për titull, ndërkohë që ekipi i tij fillimisht duhet të sigurojë Championsin.

“Mendoj se vetëm Manchester City ka luksin të mendojë për titullin në këtë moment, ne të tjerët duhet të shohim dhe të sigurojmë sa më shpejt një nga katër vendet e para të Premier League. Këtu përfshihet edhe Liverpooli, sa më shpejt të sigurosh pjesëmarrjen në Champions League aq më shumë mundësi ke edhe për të ecur në garën e titullit.

Nuk e di nëse skuadra ime do të jetë në atë pozicion. Duhet të grumbullojmë shumë pikë, edhe pse një klub si Liverpooli e ka detyrim të jetë në garë dhe mes favoritëve për tituj. Tani për momentin unë nuk mendoj për kampionatin, duhet të përfundojmë në mënyrën e duhur fazën përgatitore.

Për mua e rëndësishme është të krijoj harmoninë e duhur në skuadër, pasi aty është baza për një sezon pozitiv. Nëse ia dalim, atëherë mund të bëjmë mirë në Premier League”, tha Klopp.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit