Home Kronike Klos/ Dhunohe...

Klos/ Dhunohen nënë e bir, maskat grabisin edhe 8 mijë euro

117
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Dom të Klosit, ku 5 persona të armatosur kanë dhunuar nënë e bir dhe po ashtu kanë grabitur familjen.

Sipas burimeve policore është grabitur familja e Përparim Lleshit. Grabitësit kanë shqyer dyert e shtëpisë dhe kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij, ku më pastaj i kanë lidhur edhe me litar.

Personat e paidentifikuar kanë ushtruar kontroll banesës dhe mendohet të kenë grabitur 8 mijë euro dhe 1 milion lekë. Drejtori i policisë Dibër, si edhe efektivë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit