Home ShowBiz ”Koha q...

”Koha që unë të jem “egoist”, Alban Ramosaj heq dorë nga muzika: Dua të pastroj shpirtin nga ndotjet

59
0

Këngëtari Alban Ramosaj përmes një letre publike drejtuar fansave, thotë se ”koha që unë të jem “egoist” në mënyrë të vetë-ruajtjes time”. Ai nënvizon edhe se po kërkon të gjejë qetësinë e shpirtit, mes rrëmujës së fundit të krijuar në botën e tij artistike dhe të pastrojë shpirtin nga ndotjet muzikore që janë në treg. Këngëtari nënvizon edhe se ndjen përgjegjësi ndaj publikut, që t’i informojë ata mbi tërheqjen e tij. Këngëtari i hitit “Theje” nuk ka lënë të kuptohet nëse largimi i tij është i përkohshëm, apo bëhet fjalë për një dorëheqje përfundimtare.

Shkrimi i plotë

“Një Letër Për Publikun Tim Të Dashur Të “Koloseut”.

Gjatë jetës sime, kam jetuar me filozofinë e pëqafimit dhe ndjekjes së ëndrrave dhe aspiratave të fëmijës së brendshëm. Autenticiteti që artistët, veçanërisht muzikantët sjellin në veprat e tyre gjithmonë ka rezonuar thellë me mua. Megjithatë, kam kuptuar që pak nga pak, kam kompromentuar thelbin e asaj që përshkruan uni-n tim artistik.

Së fundmi, jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapsirën time kreative, kështu, duke fryer fort mbi flakën e qiriut që njëherë më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati 10 vitesh, është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjëndem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të-plagosur dhe të ndjeshëm, I gjakosur shtrirë në krahet e mia, duke shikuar drejt syve të mi, duke përshpëritur, “Te lutem, mund të vazhdoj ende, mund t’ja dal.”

Mënçuria shoqëron kalimin e kohës dorë për dore. Kam mësuar se të dorëzohesh në një betejë nuk është ekuivalente me humbjen e luftës, e kështu, tashmë di më mirë se sa të lejoj veten të “luftoj” në ambiente të padrejta apo “të pafavorshme”. Pra, është koha që unë të jem “egoist” në mënyrë të vetë-ruajtjes time. Është koha të riparoj mirëqenien time fizike dhe mendore, të pastroj shpirtin nga ndotjet qe i janë bërë. Megjithatë, ky vendim nuk është një vendim që mund të merrja vetëm në diskrecion- kam përgjegjësi, është një mesazh që duhet ta ndaj me ata që më kanë mbështetur mua në këtë udhëtim.

Mbështetja juaj e palëkundur, brohoritjet, duartrokitjet, sytë tuaj vëzhgues, veshët që dëgjojnë dhe mirëbesimi i të lënurit zemrat tuaja nën influencen e penës sime… më kanë mbajtur, dhe për këtë, ju jam më shumë se kurrë-mirënjohës, përgjithmonë.

Për publikun tim të dashur të “koloseut,” nëse do më njihnit personalisht, ndoshta do të thonit “Tipike Albanesque,” për mbylljen e këtij kapitull me një prekje dramatike. Por ju më njihni – unë lulëzoj në botën e dramës, pasi gjej një bukuri të caktuar poetike në të. Me mirënjohje të ndjerë dhe një ndjenjë të rinovuar qëllimi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit