Home POLITIKE Komisioneri V...

Komisioneri Varhelyi: 2021 mund të jetë viti i Ballkanit Perëndimor, por duhen rezultate

8
0

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, tha se ky muaj dhe ky vit mund të jetë muaji ose viti i Ballkanit Perëndimor, por sipas tij duhen rezultatet dhe arritje.

“Jam i kënaqur që shoh se ndoshta mund t’i kthehemi jetës së mëparshme, pas pandemisë. Takimi i sotëm kishte të bënte me agjendën e përbashkët të Ballkanit Perëndimor dhe është shumë i rëndësishëm, pasi shikojmë angazhim të udhëheqësve për të krijuar tregun e përbashkët rajonal.

Po shikojmë rezultatet e para që po ndryshojnë jetën e qytetarëve, me lançimin e marrëveshjes pa tarifa “roaming” në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Presim njohjen e diplomave apo lëvizjen vetëm me karta identiteti. Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë angazhimin tonë me planin e investimeve, me pothuajse 30 miliardë euro në investime në rajon.

Ky plan nuk funksionon nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë. Nuk ka kuptim ndërtimi i autostradave nëse kamionët ndalen në kufi. Pra, plani jep rezultate nëse rajoni punon për tregun rajonal. Sot solla lajmin që kemi një marrëveshje në BE për financimin e këtij plani”, u shpreh Varhelyi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit