Home Aktualitet Komisioni i L...

Komisioni i Ligjeve: Rrëzimi i Komisioneve Hetimore, Deputetët e PD braktisin mbledhjen!

37
0

Përfshihet në debate Komisioni i Ligjeve, mësohet se shkak është bërë përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimit të Komisioneve Hetimore dhe bllokimit të Reformës Zgjedhore. Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi, deputetët e PD kanë kundërshtuar sjelljen e mazhorancës duke e konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend. Pasi kanë shprehur qëndrimin në emër të opozitës deputetët kanë braktisur mbledhjen e Komisionit.

Çupi: “Është turp kjo që ndodh. Sot jam vetëm në komision, pasi, me akte të turpshme, keni përjashtuar kolegët. E bëni këtë, pasi nuk doni zë kundër. Ju nuk e doni opozitën, nuk e doni zërin e opozitës. Siç e keni në traditë, doni institucione moniste. Është e turpshme, pasi ju zonja Bushka keni firmosur përjashtimin e opozitës. Jeni ju që nuk lejoni as reforëmn zgjedhore. Nuk mund të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë”.
Korreshi: “A është normale apo ligjore të na njoftoni për mbledhjen 45 minuta para dhe materialin na e dërgoni 10 minuta para? Ky është turp! Nuk jepni asnjë përgjigje institucionale”

Edhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese e shtyu diskutimin, për shkak se deputetët e opozitës braktisën mbledhjen.

/Ballkan Web

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit