Home Aktualitet Komiteti Tekn...

Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendim për masat kufizuese. Ja çfarë ndryshon

48
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për vlerësimin e situatës së Covid 19 në Shqipëri.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që nga dita e nesërme, të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50, për grumbullimet në aktivitete të ndryshme.

“Situatë e qëndrueshme por kujdesi duhet të vijojë. Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 persona në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve

Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj.

Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen.

Qytetarët e konfirmuar me Covid të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit”, tha Rakacolli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit