Home KRYESORE Kompanitë pri...

Kompanitë private ose mashtruesit e mëdhenjë me cilësi të dobët!

33
0

Dje ndodhi një ngjarrje e rëndë në Tiranë kur nga zjarri në një apartament mori flakë pothuaj gjithë pallati nëse nuk do të shkonin shpejt zjarrfikësit, por gjithsesi deri tani raportohet për 6 apartamente të djegura plotësisht.

Policia dhe prokuroria po hetojnë këtë ngjarje e cila mbetet unike në Tiranë, sepse ka patur zjarre në banesa (pallate), por nuk ka marrë flakë krejt pallati, siç ndodhi dje. Hetimet e deritanishme po konstatojnë veshjen e godinës dhe ndarjen mes apartamentëve jo me tulla, porse me lendë të rrezikshme siç u vertetua dje ku flaka kalonte nga shpia në shpi!

Kjo ngjarje meriton hetim nga prokuroria sepse sejcili qytetarë që ka paguar shtëpinë e tij në atë pallat ka krejt investimin e jetës së tij ose e kanë blerë me kredi e tani janë në rrugë për fajin e ndërtuesit.

Shteti ka detyrim jo vetëm të jap leje por edhe ti kontrollojë ato, sepse flitet për jetën e qytetarit dhe pronën e tij. Edhe për sigurinë publike sepse pamjet e djeshme jepnin copa të mëdha derrasash në flakë që rrokulliseshin nëpër pallat nga kati në kat, duke rënë në trotuar dhe rrezikuar jetë njerëzish.

Nisur nga kjo duhet që shteti të ketë një agjensi apo ta emërtojë si të dojë që të kontrollojë ndërtimet, sikurse ka një agjensi për mbrojtjen e konsumatorit, dhe të bllokojë apo penalizojë cilësinë e dobët që bëhet nga firmat e kompanitë private në dëm të qytetarit.

Mania për të fituar si të babëzitur, ka sjellë shumë kompani që tregojnë mall me cilësi të dobët ose që e marrin jashte shtetit si skarco, porse e fusin në Shqipëri duke ua shitur qytetarëve me disa fish çmim. Edhe pse është jashtë standartit.

Ka plot ankesa nga qytetarët e thjeshtë, të cilat shteti nuk i dëgjon se është i lidhur me interesat e kësaj shtresë pronarësh, e cila spekullon me cilësinë. E para se çmimet i kanë rritur pa asnjë logjikë ekonomike, por duke gjetur heshtjen e shtetit ndaj klientit-qytetar, ata bëjnë namin.

Janë ca mashtres me kollare e makinë të shtrenjta që bëjnë biznes në kurriz të cilësisë, të cilët duhet denoncuar (siç po përgatitet një dossier), të cilët edhe kur iu kërkon certifikatën e cilësisë apo garancisë, të përgjigjen: “E ka fajin fabrika jashtë shtetit”, ndërkohë që e ka për detyrë të përgjigjet ai para klientit e jo klienti të niset, fjala vjen në Gjermani, për të kapur prodhuesin!

Për të marrë lekët apo eurot, këta pronarë-mashtrues, tipik shqiptarë, të thonë duhet parapaguar, dhe kur malli apo prodhimi i tyre del me difekt, përgjigjen: “Kështu e ka sjellë fabrika!”.

Ndaj nisur nga dje me zjarrin në pallatin e ri në Tiranë, duhen nisur hetimi për çdo ankesë ndaj firmave private që vetëm vjedhin shtetin dhe qytetarin.

Apo siç tregon një rast në periferi të kryeqytetit kur një firmë në fushën e instalimit të ngrohjes nëpër shtëpi banimi, kur klienti iu ankua se nuk ngroh iks dhomë, ai u përgjigj: ”E ka fajin ujin, është i ftohtë!”. Por kompania kishte marrë eurot për ta kthyer ngrohjen me ujë të ngrohtë nga dyshemeja, e tani fajin e kishte uji i ftohtë!!

Çfarë mashtruesish! Marrin lekët dhe zhduken.

Apo siç tregon një qytetar nga Paskuqani të një media në Tiranë se kishte kontraktuar me një firmë private për të rregulluar bahçen me lule e pemë dhe ndërkohë ishte rënë dakort që të hiqeshin hekurat dhe pak beton që kishte rënë në tokë. Banori ikën në një varrim dhe kur vjen e gjen të mbushur me dheun e mirë në sipërfaqe e të mbjellë me pemë, siç kishin firmosur. Ndërkohë pagoi lekët më bankë, sipas kontratës, dhe pas një viti kur mbolli një pemë, hap gropën dhe del beton e hekura të varrosura poshtë dheut të mirë. Kërkon firmën mashtruese, por ai kishte mbyllur firmën e ndërtimit e kishte hapur për IT.

Një mashtrues me shumë në vallen e firmave mashtruese në Tiranë dhe rrethe.

Ndaj ka nevojë që shteti të jetë me kontrollues dhe penalizues ndaj kësaj kategorie firmash mashtruese që vjedhin qytetarin me cilësi të dobët, po edhe me çmime stratosferike.

Këta duhen diskretituar, por edhe penalizuar./J.H/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit