Home Sporti Kongresi i UE...

Kongresi i UEFA-s dhe shorti i Nations League, Shqipëria shkon në Paris

617
0

Kongresi i 48-të i zakonshëm i UEFA-s do të zhvillojë punimet e  radhës në Paris më 8 shkurt 2024. Në këtë kongres do të marrë pjesë edhe Federata Shqiptare e Futbollit, si një nga anëtaret e UEFA-s, e përfaqësuar nga një delegacion shqiptar, me në krye Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, njëherazi edhe zv.President i UEFA-s.

Më 8 shkurt, në ora 18:00 është planifikuar që të hidhet edhe shorti i Ligës së Kombeve për edicionin futbollistik 2024/2025, i katërti në histori, ku Kombëtarja shqiptare do të njohë kundërshtarët.

Shqipëria ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtin grup me kuqezinjtë janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi. Me këto skuadra, ekipi ynë kombëtar nuk do të përballet në këtë edicion.

Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Angli dhe Uellsi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit