Home POLITIKE Kontrolle dhe...

Kontrolle dhe gjoba të majme për muzikën në zonat e banuara dhe ato turistike

205
0

Projektligji “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i cili mori dritën jeshile në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese parashikon gjoba 10-fish më të larta se ligji aktual për ndotësit akustikë. Muzika në zonat e banuara dhe ato turistike do të lejohet vetëm nga ora 11:00 e deri në mesnatë, me kushtin që të respektohet një kufi i caktuar volumi.

“Nuk bëhet absolutisht fjalë për të cenuar veprimtaritë ekonomike të subjekteve private, ahti siç nuk është spak qëllimi për të cenuar qetësinë e pushuesve”, u shpreh zv/ministrja Bello. Baza e re ligjore ngarkon direkt me përgjegjësi Policinë e Shtetit për kontrollin dhe gjobitjen e subjekteve, ndërsa bashkitë do duhet që të përcaktojnë hartën e zonave ku lejohet apo jo muzika.

Por për përfaqësues të bareve dhe restoranteve, të cilat do të jenë veçanërisht në lupën e task forcës së posaçme, baza e re ligjore nuk e zgjidh problemin e vjetër me zhurmat.

“Kemi dy vite që e kërkojmë këtë ligj. Por duhet një hartë se ku lejohet e ku jo muzika. Dhërmiu është një qytet i krijuar nga jeta e natës dhe tani në Dhërmi nuk ka më jetë nate”, tha kreu i shoqatës së bareve, Enri Jahaj për ”A2cnnn”. Ai madje paralajmëron edhe selektivitet në gjobitje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit