Home Aktualitet Kontrolle të ...

Kontrolle të shumta policore në qarkun e Kukësit

6
0

Policia Rrugore e Kukësit ka rritur prezencën në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale. Kontrollet po kryhen nga patrulla të lëvizshme, duke përdorur dronin për kontrollin e rrugës, për shkelje që mund të jenë burim aksidenti.

Kështu, gjatë 24 orëve të fundit policia njofton se janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy persona, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, konretisht :

-E. GJ., 43 vjeç, banues në Lusen, Kukës. – Gj. T., 28 vjeç, banues në Fan.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 4 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 211 masa administrative, nga këto:

• 197 për parakalim të gabuar;
• 10 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 4 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Sipas bluve, këto kontrolle do të vijojnë “në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore të qarkut Kukës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia Rrugore e Kukësit apelon për gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit