FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktakuzë ndaj personit që kërcënoi kryeministrin Haradinaj

Prokuroria Speciale, ka ngritur të enjten aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndaj të pandehurit B.E, nga Komuna e Drenasit, për shkak të veprave penale: “shtytje për kryerjen e veprave terroriste” si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës , i pandehuri B.E, më 23 gusht të vitit 2018 përmes një kanali në rrjetet sociale ka postuar fotografi “me përmbajtje kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, e ku në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri B.E, nga muaji gusht i vitit 2018 e deri në muajin janar të vitit 2019, si administrator i po të njëjtit kanal në rrjetet sociale, me anë të fotografive dhe video – incizimeve “ka bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtit person, kur është ndaluar nga ana e Policisë së Kosovës, i është gjetur një armë e ftohtë, thikë luftarake, e përshtatshme për shkaktimin e lëndimeve trupore dhe e njëjta i është sekuestruar, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./ REL

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?