FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori rus: BE do e detyrojë Serbinë që të njohë Kosovën

 

Ish-ambasadori kontrovers rus në Beograd, Aleksandr Konuzin, është shprehur i bindur se BE do të kërkojë nga Serbia që ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se, BE do të gjejë ndonjë formulë që këtë mos ta kërkojë në mënyrë direkte nga Serbia.

“Jam i bindur se BE do të kërkojë nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Është pyetje tjetër se si do të ndodhë ajo, ndoshta nuk do të jetë direkt. Por, gjithsesi se presioni do të rritet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më duket se serbëve, në një mënyrë apo tjetër, do t’i përdorët asi lloj formule që në fund do të përkthehet si njohje faktike e pavarësisë së Kosovës”,- ka thënë Konuzin për “Sputnik” të Moskës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, këtë e dëshmon edhe fakti që Serbia si kandidat për anëtarësim në BE, vazhdimisht gjendet para presioneve të tilla, transmeton “lajmi.net”.

Duke folur për raportet mes Serbisë e Moskës, diplomati rus thotë se ato janë të mira, si rrjedhojë e bashkëpunimit shumëshekullor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?