FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

DJE PROTESTOI “KUNDËR KAPJES SË SHTETIT”, SOT HARADINAJ NË KAFE ME MUSTAFËN

 

 

“Kundër kapjes së shtetit” ishte slogani iprotestës së djeshme të organizuar në Prishtinë, iniciatorë i të cilës ish dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. “Isa dhe Hashimi e kanë kapur shtetin”, shprehej dje përpara qytetarëve Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, në më pak se 24 orë gjërat duket se kanë ndryshuar shumë! Sot, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryeministri Isa Mustafa janë takuar në një prej hoteleve të Prishtinës, ndërsa momenti i takimit të tyre është xhiruar nga kameramani i KosovaPress-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por vendi si duket nuk i pëlqeu Haradinajt, pasi tha se aty ‘po i shihnin të gjithë’.

Ndërsa punëtorët e kabinetit të kryeministrit kanë tentuar të tërheqin vëmendjen e gazetarëve dhe të kameramanëve duke thënë se ky takim nuk është asgjë përveçse një kafe. Ata, me ndihmën edhe të rojeve të sigurimit të kryeministrit arritën të largonin dhe të shtynin kameramanët dhe gazetarët nga vendi ku ndodheshin Mustafa dhe Haradinaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?