FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjuriç: Pas vrasjes së Oliver Ivanoviç qëndrojnë autoritetet e Prishtinës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç tha sot se ka konfirmim në rritje që pas vrasjes së njërit prej udhëheqësve serbë të Kosovës Oliver Ivanoviç, qëndrojnë presidenti, Hashim Thaçi , kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe autoritetet aktuale në Prishtinë.

“Ne jemi më të sigurt se Thaçi, Veseli dhe autoritetet aktuale në Prishtinë qëndrojnë drejtpërsëdrejti pas vrasjes së Oliver Ivanoviç dhe pres që organet tona hetimore së shpejti do të jenë në gjendje të japin më shumë informacion për këtë rast, sepse kjo është diçka që e gjithë bota duhet të dijë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbrëmë ka thënë se Milan Radojiçiç është i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?