FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjuriç: Zilia prishi marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve

Politikani serb që udhëheq Zyrën e Serbisë për Kosovën, Marko Gjuric, ka zgjedhur një thënie britanike për të shpjeguar marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Paragjykimet janë zinxhir i thurur nga zilia, për t’i larguar njerëzit nga njëri-tjetri”, ka thënë ai në takimin e radhës të “Forumit të grave ndërmarrëse mes Kosovës dhe Serbisë”, që organizohet nga Instituti kosovar Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe TransConflict nga Serbia.

Nuk ka dyshim që mendimet tona për krahinën jugore janë të kundërta, megjithatë kemi një gjë të përbashkët që duhet ta përmirësojmë e që janë marrëdhëniet ndërmjet nesh. Jemi përgjegjës që me punën tonë, por jo vetëm ne si institucione qeverisëse, por edhe si shoqëri, të ndihmojmë në përmirësimin e kushteve për popullin tonë”, ka thënë Gjuriqc transmeton Telegrafi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Denis Keefe, ambasador i Britanisë së Madhe në Beograd – shtetit që e mbështet këtë forum – ka thënë se BE-ja dhe Britania e Madhe do të jenë të gatshme që të mbështesin të dyja shoqëritë në përmirësimin e marrëdhënieve sepse, sipas tij, kjo është domosdoshmëri e kohës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E shohim këtë si formë e përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe pse jo edhe me vendet tjera në rajon dhe gjithë Evropën”, ka thënë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?