FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj: Ata që janë kundër taksës, mund të largohen nga qeveria

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa është produkt i koalicionit qeveritar dhe vazhdon të mbetet e tillë.

Haradinaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se taksa ekziston sepse ka dakordim mes partnerëve të koalicionit.

“Partnerët e koalicionit kanë instrumente tjera nëse nuk janë dakord me taksën. Rrugë alternative është të dalin nga koalicioni, të japin votat për rrëzimin e Qeverisë dhe të shkojmë në zgjedhje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sikur të kishte qenë një kryeministër tjetër, ndoshta do të mund të bënin koalicione tjera, por nëse rrëzohet kryeministri bjer edhe qeveria dhe opsion mbeten vetëm zgjedhjet”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri i vendit ka folur edhe për raportet me Presidentin, duke thënë se kanë disa dallime.

“Ka pasur një mungesë trasnparence nga ana e tij për dialogun, por falënderojë atë dhe PDK-në që kanë votuar Platformën e dialogut”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?