FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj në muzeun e Bllacës: Nëse historia harrohet, përsëritet

Kryeministri Ramush Haradinaj pak pas kthimit nga Amerika i është drejtuar muzeut të Bllacës, për të nderuar të gjithë refugjatët e luftës së 99-ës.

Sipas kryeministrit Haradinaj, muzeu “Bllacë 99” do të jetë zëri i ndërgjegjes që askush të mos harrojë historinë.

“Kjo do të jetë Shtëpia që fol me zërin e ndërgjegjes, kundër harresës”,  është shprehur Haradinaj gjatë ceremonisë, ku edhe vendosi një gurthemeli. Ai ka përsëritur një frazë të tij se nëse historia harrohet, ajo mund të përsëritet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bota e lirë mos me leju më kurrë spastrimin etnik sepse kush e harron historinë, ajo i përsëritet”, është shprehur ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?