FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj takim me ambasadorin amerikan. Çfarë diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ndan edhe detajet e këtij takimi. Në postim, Haradinaj shprehet se SHBA vazhdon të jetë e përkushtuar në partneritetin dhe miqësinë me Kosovën.

“Takimi i rregullt me Ambasadorin Amerikan në Kosovë Philip Kosnett. Diskutuam për sfidat dhe punën e përbashkët në avancimin e sundimit të ligjit. Kosova dhe ShBA qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?