FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Isa Mustafa, elektorati dhe LDK-ja!

LDK-ja me Isa Mustafën në krye, asnjëherë nuk arriti ta mbajë unitetin rreth saj. Degradoi dhe nënçmoi shumë deputetë të denjë, të cilët ishin të përkushtuar në shtet-ndërtim.

Mustafa tani përballet edhe më një luftë tjetër tejet të ashpër brenda LDK-së, luftë e cila zhvillohet mes Isa Mustafës, Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit. Kjo jo vetëm që do e çojë në shkatërrim total LDK-në, përkundërdrejt faktit se një gjë të tillë e meriton, mirëpo shumë prej tyre janë që nuk e meritojnë.

Së pari nuk e meriton elektorati i LDK-së, i cili është me dekada një elektorat i besueshëm i ideologjisë Rugoviane (Dr. Ibrahim Rugova), pra nuk e meriton një elektorat i tillë këtë gjë dhe aq më pak që mos të përfaqësohet nga ish-deputetë të dinjitetshëm si Prof.Shpëjtim Bulliqi dhe të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur analizojmë dështimet e Isa Mustafës nuk duhet anashkaluar Ismet Beqirin shefi i GP, Skënder Hyseni, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Bajram Gecaj, Sabri Hamitin, Avdullah Hotin, Besa Gaxherrin, Mustaf Kelmendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

T’gjithë këta janë bashkëpunëtorë të dështimit për shtetë ndërtim dhe ideologjisë Rugoviane. Keqardhje për elektoratin e LDK-së, për deputet dhe ish-deputet si Anton Quni, Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi, Arben Gashi, Teuta Rugova dhe të rinjtë që aderuan si: Lumir Abdixhiku e të tjerë dhe patjetër që në sy të elektoratit këta janë shpresa e LDK-së, gjithmonë duke mbajtur shpresë në këta emra.

Mbetet të shihet a do jetë i mundëshem një riorganizim dhe konsolidim mes LDK-së më të cekurit e mëposhtëm apo një shkatërrim total me të lartëpermendurit!

Binak Sylaj/Kosovë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?