FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kapet me armë zjarri, policia e Kosovës arreston kreun e Partisë së Serbëve

Policia e Kosovës ka arrestuar kreun e Partisë së Serbëve në Kosovë Aleksandër Jabllanovic, pasi është kapur me armë zjarri me vete. Lajmi për arrestimin e tij konfirmohet nga shefi i Operativës në stacionin e veriut në Mitrovicë, Zhelko Bojic për ‘KosovaPress’.

Sipas Bojic, deri më tani nuk ka shumë informata në lidhje me këtë rast, por vetëm mund të konfirmohet se tek ai është gjetur një armë e zjarri.

Versioni i parë i Policisë është se ai ka qenë duke pirë kafe afër një karburanti dhe ka hasur në një grup personash duke vendosur postarë zgjedhorë që janë kundërshtarë të partisë së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bojic tha se Jabllanovic aktualisht po merret në pyetje në stacionin e Policisë në Leposavic.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?