FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kerry do vizitojë Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Në rrjetin e tij social facebook, Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka postuar një fotografi me sekretarin Kerry, duke thënë se kanë zhvilluar një bisedë miqësore në Washington DC.

“Bashkëbisedim miqësor me Sekretarin e Shtetit Amerikan John Kerry sot në Washington DC! Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e SHBA-së në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro-atlantike! Sekretari Kerry tha që do ta vizitojë Kosovën sërish” shkruan Thaçi në FB.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?