FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Ramush Haradinaj pritet si hero nga shqiptarët në SHBA (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, udhëtoi të premten për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin zyrtar të zyrës së tij Haradinaj është ftuar nga “Komuniteti Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë. Në axhendën e kryeministrit thuhet se ”Do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Haradinaj do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së”.

Në një takim të zhvilluar me shqiptarët në Amerikë, gjithçka ishte organizuar me motive kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me flamuj e veshje kombëtare, shqiptarët e Amerikës thërrisnin emrin e Haradinajt si dhe brohorisnin UÇK, në momentin kur ai po hynte në sallën ku po organizohej takimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndiqeni videon më poshtë për të parë mikpritjen që i bënë Haradinajt:

https://www.facebook.com/AlbanianReaLFacts/videos/344308926199217/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?