FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marrëveshja në Bruksel, Vuçiç: Asnjë polic shqiptar të mos shkelë në veri të Kosovës

Aleksandar Vuçiç ka lavdëruar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Qeverive të Serbisë dhe asaj të Kosovës.

Kryeministri në largim i Serbisë ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit ai kishte marrë vendim që të gjithë policët në Veri të Kosovës të jenë të kombësisë serbe, shkruan Pink.rs, përcjell Insajderi.

Në një reagim ndaj ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, Vuçiq ka thënë se ai nuk merrte vendime të rëndësishme për Kosovën, derisa qeveria e tij ka bërë marrëveshje që asnjë polic i kombësisë shqiptare të mos shkelë në Veri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asociacioni i Komunave Serbe është një pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit, ishte lëvizja më e zgjuar në kohë të vështira. Tadiq nuk kishte arritur asnjë vendim. Ne e morëm vendimin që të gjithë punonjësit e policisë të jenë të nacionalitetit serb, dhe se asnjë polic shqiptarë të mos vë këmbë në Veri të Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq, sonte në një intervistë në televizionin “Pink”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me cilindo përfaqësues të palës kosovare në bisedime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?