FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mustafa: Jabllanoviç? Kemi halle më të mëdha për të zgjidhur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar një bujë mediatike, rastin e Jabllanoviçit, ministrit për Kthim dhe komunitete nga radhët e pakicave serbe që i quajti nënat gjakovare "egërsira".

Megjithatë, Mustafa tha se do bëhet vlerësimi nëse është shkelur apo jo Kushtetuta, dhe më pas do veprohet.

“Është bërë një bujë shumë e madhe për Ministrin e Kthimit, e cila nuk meriton të bëhet sepse ne kemi probleme shumë më të mëdha në këtë vend për të zgjidhur dhe nuk duhet të fokusohemi vetëm aty. Çështja e raportit me ministrin duhet të jetë çështje e raportit mbi bazën kushtetuese dhe mbi bazën ligjore. Nëqoftëse vërtetohet që është shkelur Kushtetuta apo Ligji, atëherë do të ndërmerren masa.

Swiss Digital Desktop Reklama


Mirëpo tani për tani, unë konsideroj që objektivi ynë themelor është që ne ta ushtrojmë pushtetin në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai gjatë një vizite në doganën e Vërmicës, në kufirin Kosovë-Shqipëri, ku ai vizitoi efektivët kosovarë të Kufirit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?