FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndihmës sekretarja e SHBA-ve, Madison viziton sot Kosovën

Ndihmës sekretarja e shtetit e SHBA-ve për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, Kirsten D. Madison, do të vizitojë sot Kosovën.

Madison do të bëjë dorëzimin e një donacioni për Agjencinë Kosovare të Mjekësisë ligjore. Vizita e saj u paralajmërua ditë më parë, ku ndër të tjerash u bë e ditur se Madison do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, zyrtarë të Policisë së Kosovës, të Ministrisë së Drejtësisë, të Shërbimit Korrektues dhe anëtarë të shoqërisë civile, në mënyrë që të nxisin reformën në drejtësi dhe në zbatimin e ligjit në Kosovë

Në Kosovë gjatë ditëve të kaluara për vizitë ishin edhe zyrtarë të tjerë amerikanë, por temë diskutimi e vizitës së tyre ishte aktualiteti politik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?