FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramush Haradinaj: Në bisedimet Kosovë-Serbi të përfshihet edhe SHBA

Të dielën më 11 qershor, në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat marrin pjesë 26 subjekte politike të të gjitha komuniteteve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kandidati i koalicionit të Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, Ramush Haradinaj, thotë se synimi i tij është zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe përfshirja amerikane në bisedimet me Serbinë.

I pyetur për procesin që mund të përballet nëse bëhet kryeministër, por edhe për procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Haradinaj ka thënë se synimi i tij është zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe përfshirja amerikane në bisedime me Serbinë.

“Në dojmë me bisedue në mes vete në Kosovë njëherë, pozitë – opozitë, pastaj me të gjithë akterët tjerë që u interesojnë dhe janë në lidhje me zhvillimet e ndërsjella, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, BE-në dhe Amerikën. Ne jemi dakord që të vazhdohet një dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kërkojmë prezencën e Amerikës, pra, rolin e Amerikës në dialog. Dialogu për ne është njohje, pra në mes të dy shteteve të pavarura, pra dialog mes fqinjëve. Në asnjë variant nuk e shohim si dialog për tema të brendshme të Kosovës. Ka përfunduar edhe kjo epokë. I kemi dhënë mundësinë edhe kësaj logjike, por shihet se ka ngecur”, tha Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?